Vesa Smolica bën thirrje që të duartrokitet edhe për gazetarët

Mediale Vip

Vesa Smolica bën thirrje që të duartrokitet edhe për gazetarët

Më: 17 mars 2020 Në ora: 21:44
Vesa Smolica

Vesa i ka mbështetur gazetarët.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Smolica, i ka mbështetur publikisht gazetarët.

Puna e mjekëve është duartrokitur edhe nga ballkonet e shumë shtëpive, ndërsa ajo ka bërë thirrje se njësoj duhet të bëhet edhe për gazetarët për punën që  bëjnë.

Image

Ajo e ka publikuar një fotografi në studio dhe pranë saj i ka shkruar disa fjalë.

“A ka duartrokitje për gazetarët që ju informojnë nëpër media cdo ditë se cfarë po ndodh rreth jush. Thash po thom”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Gjendja e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit ka bërë që të krijohet panik. Një numër i madh i njerëzve janë prekur me virusin vdekjeprurës Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat