Kamarierja nuk e trajton mirë, modelja kërcënon ta pështyjë në frikën e koronavirusit

Mediale Vip

Kamarierja nuk e trajton mirë, modelja kërcënon ta pështyjë në frikën e koronavirusit

Më: 18 mars 2020 Në ora: 07:53
Karylle Banez

Një modele instagrami është kritikuar shumë online, pasi kërcënoi një kamariere se do ta pështynte, në një kohë frike nga koronavirusi.

Karylle Banez u ankua në Instagram për shërbimin zhgënjyes që ksihte marrë, teksa hante darkë disa netë më parë.

Ajo shkruan mbi foton që hodhi në rrjetin social: “Nëse do të kisha koronavirus, e di shumë mirë se kujt do t’u tështija sipër (kamarieres së pasjellshme atje)”.

Ajo më pas tregon se sjellja e kamarieres ishte aq e keqe sa i kishte prishur dhe humorin.

Por restoranti duket se nuk ishte aspak i kënaqur nga kjo, pasi i kërkoi asaj ta merrte mbrapsht kërcënimin rreth koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat