Tom Hanks flet për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me koronavirus

Mediale Vip

Tom Hanks flet për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me koronavirus

Më: 18 mars 2020 Në ora: 08:02
Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson

Tom Hanks tregoi se si po i kalon ditët e karantinës.

Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson ishin ndër të famshmit të parë që u diagnostikuan me koronavirus.

Dyshja po qëndronin në Australi, për të filmuar filmin e ri, ndërsa pas paraqitjes së simptomave, dolën pozitv në testin e pandemisë COVID-19.

Ata kanë njoftuar se tashmë janë larguar nga spitali, për të vazhduar kurimin në shtëpi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hanks tha se edhe një javë pas testimit dhe vetë-izolomit simtomat po vazhdojnë të jenë të njëjta.

Ai me shaka shton se palosja e rrobave dhe pastrimi i pjatave çon në një sy gjumë në shtrat, kurse për bashkëshorten tha se ka fituar 201 pikë në lojën “Gin Rummy”.

Aktori u shfaq pranë një makine shkrimi, të cilën thotë se e donte shumë, ndërsa mesazhi i tij është “Jemi të gjithë së bashku në këtë situatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat