Adelina Thaçi këshillon prindërit si t’i kalojnë ditët me fëmijët në shtëpi

Mediale Vip

Adelina Thaçi këshillon prindërit si t’i kalojnë ditët me fëmijët në shtëpi

Më: 18 mars 2020 Në ora: 10:50
Adelina Thaçi

Adelina vazhdon të jetë shembull për prindërit këto ditë.

Meqenëse janë mbyllur të gjitha institucionet shkollore, fëmijët tani qëndrojnë në shtëpi..

Për të mos lënë anash mësimin, këngëtarja Adelina Thaçi, po organizon aktivitete të ndryshme në shtëpi bashkë me fëmijët.

Image

Madje, ajo ditë më parë kishte vendosur edhe një tabelë, me të cilën tregonte se po u mësonte fëmijëve pak për secilën lëndë.

Këngëtarja postoi së fundi disa imazhe, me të cilat tha se çdo ditë fëmijët merren me detyra të shtëpisë.

“Çdo dite ngapak detyra e ushtrime, qe mos ta humbim hapin ne mesim. Mesuese faleminderes”, ka shkruar ajo.

Image

Në tjetrën fotografi, Adelina tregoi se bashkë me fëmijët po organizon edhe aktivitete tjera.

“Organizoje diten me aktivitete te ndryshme dhe rri n’shpi”, ka shkruar ajo në fotografinë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat