“The Sun” sërish me artikull për Ritën dhe Duan: Rivaliteti i tyre vjen pasi dy familjet janë nga Kosova

Mediale Vip

“The Sun” sërish me artikull për Ritën dhe Duan: Rivaliteti i tyre vjen pasi dy familjet janë nga Kosova

Më: 19 mars 2020 Në ora: 15:13
Dua Lipa dhe Rita Ora

Gazeta britanike ”The Sun” u ka kushtuar sërish artikull dy këngëtareve shqiptare të cilat po bëjnë nam nashtë vendit.

Nuk është hera e parë që gazeta britanike “The Sun” shkruan për Rita Orën dhe Dua Lipën,.

Sipas tyre sivaliteti mes dy këngëtareve shqiptare vjen si pasojë e asaj se ë dyja vijnë nga familje që janë nga Kosova.

E gjithë kjo nisi pas publikimit të këngës së re të Ritës ku sipas tyre nuk arriti të godasë një akord me publikun, ndryshe nga meloditë e fundit të rivales së saj, Dua Lipa.

Pavarësisht se kënga e re e Ritës është shkruar dhe kompozuar nga njeriu i momentit në muzikën britanike, Lewis Capaldi, “How To Be Lonely” renditet në top 40 e këngëve të momentit.

“The Sun” vazhdon tutje duke thënë se konkurrenca mes dy vajzave është rihapur nga të dyja duke lëshuar këngë në të njëjtën kohë, me Ritën që shpresonte se të arrinte më mirë sesa Dua, këngët e së cilës “Physical” dhe “Don’t start now” janë në top dhjetëshen më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat