Kështu po e kalon kohën në izolim Arnold Schwarzenegger

Mediale Vip

Kështu po e kalon kohën në izolim Arnold Schwarzenegger

Më: 19 mars 2020 Në ora: 17:20
Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger ka treguar se si po i kalon këto ditë.

Arnold Schwarzenegger është një nga shumë fytyra publike që këto kohë po qëndron i mbyllur në shtëpi.

Aktori ka treguar se si po i kalon këto ditë, ku të gjithë ankohen për atë se nuk është e lehtë të qëndrosh i mbyllur.

Arnold publikoi një video pranë kafshëve që i ka në shtëpi, ndërsa bëri thirrje që kjo kohë të përdoret për të përhapur mirësi.

“E di që nuk është e lehtë të jesh në shtëpi, por të gjithë duhet të shoqërohemi. Bëhu si Lulu, jo Qershia. Përdoreni këtë kohë për të përhapur mirësinë, kontrolloni familjen dhe miqtë tuaj, dhe natyrisht, pa u kafshuar”, ka shkruar ai.

Arnold Schwarzenegger momentalisht ka pezulluar punën për projektet e reja filmike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat