Ledri Vula së shpejti sjell videoklipin e ri

Mediale Vip

Ledri Vula së shpejti sjell videoklipin e ri

Më: 19 mars 2020 Në ora: 17:50
Ledri Vula

Ledri Vula ka paralajmëruar edhe një tjetër klip.

Ledri Vula ka pak ditë që ka publikuar albumin e tij të ri, për të cilin ishte përkushtuar muajt e fundit.

Fillimisht, albumi i reperit planifikohej të dilte në treg më 10 prill, por për shkak të situatës së krijuar, ai vendosi ta publikojë në këtë kohë, në mënyrë që fansat e tij të argëtohen me muzikë gjatë qëndrimit të izoluar në shtëpi.

Ledri bashkë me albumin solli edhe një këngë me klip dhe ajo ishte “10/10”, e titulluar njësoj sikurse albumi.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ledri ka njoftuar se shumë shpejt do të publikohet klipi i tij i ri.

Ai nuk ka preferuar të japë më shumë detaje, por mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe.

Për ndryshe, albumi “10/10” përfshin 15 projekte muzikore, mes tyre edhe bashkëpunime.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Next music video? #1010

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat