“Për lek”, projekti më i ri nga BimBimma

Mediale Vip

“Për lek”, projekti më i ri nga BimBimma

Më: 19 mars 2020 Në ora: 21:55
Bim Bimma

Bim Bimma solli këngën e tij më të re.

Bim Bimma ka publikuar edhe një këngë nga albumi i tij, bëhet fjalë për projektin “Për lek”.

Reperi vendosi që këtë këngë ta sjellë vetëm në versionin audio, për beatin u kujdes StrikeBeatz, kurse mix/masterin Faton Dolaku.

Pranë postimit ku njoftoi për këngën e re, Bimma shkruan “Për arsye t’panjohura është kënga e albumit që nuk u publiku online! Shijojeni”.

Kujtojmë se disa artistë të tjerë e menduan këtë periudhë si të përshtatshme për publikimin e këngëve të reja, meqë të gjithë janë në shtëpi, e kështu mund të ketë menduar edhe ky artist.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Për lek”, kënduar nga reperi Bim Bimma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat