“Ti dashuri e kombit shqiptar”, Sabri Fejzullahu përlot me dedikimin për Lezen

Mediale Vip

“Ti dashuri e kombit shqiptar”, Sabri Fejzullahu përlot me dedikimin për Lezen

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:38
Sabri Fejzullahu dhe Leze Qena

Sabri Fejzullahu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Leze Qenës.

Sot ka ndërruar jetë aktorja e mirënjohur shqiptare, Leze Qena, në moshën 85-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e aktores ka pikëlluar gjithë shqiptarët, publik i cili është rritur me rolet e Lezes.

Këngëtari Sabri Fejzullahu, përmes një postimi në Instagram, ka shkruar fjalë prekëse për Lezen, ndërsa e vlerëson lart krijimtarinë e saj artistike.

“Leze Qena Ti dashuri e Kombit Shqiptarë.
Leze Ti bashkëthemeluese e Teatrit në Kosove. Ti shpirt i skenes e qesendi e fjales se bukur shqipe e thene nga Ti u ndave nga ne .Dhimbje e madhe per ne Shqiptaret qe humben nje mesuese te Aktrimit , shembull qe me shpirtin tende Artistike u bere pjese e historise se Aktrimit.Te kujtoj dhe gjithemon te flm per bashkepunimin qe kishim e qe me dhe mesim si duhet dhe sa duhet te punoj qe te jem ne sherbim te Artit.Tu befte drite per gjeneratat qe vijn dashunija e shpirti qe permes Aktrimit ja fale Kosoves”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat