Arta improvizon “bisedë” me Beyoncen, demonstron mashtrimet që bëjnë llogaritë e rreme

Mediale Vip

Arta improvizon “bisedë” me Beyoncen, demonstron mashtrimet që bëjnë llogaritë e rreme

Më: 26 mars 2020 Në ora: 17:21
Arta Nitaj

Arta Nitaj i është përgjigjur në tjetër mënyrë atyre që pretenduan se kanë imazhe nudo të saj.

Një emër shumë i komentuar në shoubiz është edhe ai i Arta Nitajt.

Ditët e fundit kanë qarkulluar imazhe në rrjete sociale, ku pretendohej se një femër e zhveshur ishte vet Arta Nitaj.

Por, kjo e fundit ka reaguar duke thënë se të gjitha ato janë montazhë, si për fotografinë ashtu për bisedat.

E këtë gjë ajo e demonstroi edhe përmes disa bisedave të montuara me yllin botëror Beyonce, duke dëshmuar se sa e lehtë është të mashtrosh me llogari të rreme.

“Boll lezet qeshtu”, ka shkruar Arta, duke sjellë edhe pjesë nga ajo ‘bisedë’, ku ndër të tjera janë fjalët “Qa i keni punt o shqiptar a po mereni me sene palidhjeeee si gjithmone”. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat