U infektua me koronavirus, biznesmenia rrëfen dhimbjet e padurueshme: Diçka brenda meje po më lëndonte veshkat

Mediale Vip

U infektua me koronavirus, biznesmenia rrëfen dhimbjet e padurueshme: Diçka brenda meje po më lëndonte veshkat

Më: 28 mars 2020 Në ora: 08:29
Rosie Parkes

Një britanike e shëndetshme ka rrëfyer dhimbjet e padurueshme që përjetoi pasi u infektua me koronavirus në një udhëtim në Zvicër.

Rosie Parkes, 32 vjeçe nga Londra bën ushtrime fizike çdo ditë, por nuk ka patur asnjëherë dhimbje më të mëdha se ato të këtij infeksioni koronavirusi.

Në fillim të muajit mars, ajo u infektua në Verbier të Zvicrës dhe 12 persona që qëndruan me të, po ashtu u sëmurën. Në një intervistë për ‘Telegraph’ tregon se një burrë që jetonte në Zvicër rezultoi pozitiv.

“U ktheva në shtëpi të shtunën, më 7 mars, shkova në punë si normalisht të hënën por u zgjova në orën 03.00 të mëngjesit të së enjtes me dhimbje koke dhe kollë të thatë. Unë kisha dhimbje në kurriz dhe këmbë, gjithashtu ndjeja sikur ishte diçka brenda meje që po më lëndonte veshkat.

Ishte e padurueshme, nuk mund të ulesha apo qëndroja në asnjë pozicion që të mund të flija sërish”, tregon Rosie.

Parkes, e cila drejton një dyqan me bizhuteri dhe veshje, tha se temperatura e saj ra për katër ditë. Ajo tha se burri i saj kishte disa simptoma, por ka qenë mirë, dhe të dy janë izoluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat