Puloveri që veshi Dua Lipa në videoklip, ka çmim super të lartë

Mediale Vip

Puloveri që veshi Dua Lipa në videoklip, ka çmim super të lartë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 10:34
Dua Lipa

Dua Lipa dje publikoi albumin e shumëpritur “Future Nostalgia”, i cili përmban disa projekte muzikore.

Por, para publikimit të albumit, artistja solli disa këngë të tij, të cilave ia bashkëngjiti edhe videoklipet.

E fundit është “Break mu heart”, këngë në të cilën Dua erdhi me stil të viteve ’80-ta dhe është pëlqyer nga publiku.

Image

Për paraqitjen në videoklip, ajo shpenzoi goxha shumë, madje vetëm puloveri me ngjyrë rozë kap shifrën e 6350 eurove.

Sipas faqes “What they wearin”, puloveri ishte i markës “Chanel”, kurse xhaketa rozë e brendit “Miu Miu” kushtoi 1650 euro.

Dua festoi mbrëmë albumin e ri, e mbyllur në shtëpi bashkë me të dashurin, Anwar Hadid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat