Tom Hanks dhe Rita Wilson dalin nga karantina, kthehen të lumtur në shtëpi

Mediale Vip

Tom Hanks dhe Rita Wilson dalin nga karantina, kthehen të lumtur në shtëpi

Më: 28 mars 2020 Në ora: 12:26
Tom Hanks dhe Rita Wilson

Tom Hanks dhe Rita Wilson janë kthyer të lumtur në Los Angeles pas diagnostikimit me koronavirus.

Tom Hanks dhe Rita Wilson u kthyen në Los Angeles nga Australia pasi u testuan pozitiv për koronavirus dhe u karantinuan për dy javë, shkruan People.

Çifti u fotografuan në Los Angeles, teksa Hanks po drejtonte timonin, ndërsa Wilson ishte ulur në ulësen e pasagjerëve, dy javë pasi të dy u diagnostikuan me koronavirus.

Aktori, fitues i çmimit “Oscar” kishte veshur një bluzë gri dhe kapelë bejsbolli dhe të dy kishin vendosur syze dielli.

Rikthimi i tyre në SHBA nga Australia, ku Hanks ishte për xhirime të projektit të ri filmik, vjen vetëm disa ditë pasi Hanks përmes një deklarate në Twitter tha se të dy po ndiheshin mië mirë.

“Hej, njerëz. Dy javë pas simptomave tona të para ndihemi më mirë, ”shkroi Hanks në një deklaratë të përbashkët me gruan e tij. Ata më pas u bënë thirrje fansave dhe ndjekësve të tyre të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen, duke ua rikujtuar  se ështv mënyra më efektive për të shmangur virusin, si dhe të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat