Anëtari i ‘PINT’ ka lansuar video-klipin e ri.
Kreshnique është nga brezi i ri i grupit ‘PINT’ që pritet ta vazhdojnë artin e muzikës rep të Mc Kreshës dhe Lyrical Son.
Repisti para pak minutave lëshoi projektin e ri muzikor që titullohet ‘Gjendja’ të cilin e ka punuar edhe me video-klip.
Projekti është realizim i ‘PINT’ dhe si çdo herë tjetër Erno është ai që ka punuar vijën melodike.