Rita publikon prapaskenat e klipit “How To Be Lonely”: Xhiruam 72 orë pandërprerë

Mediale Vip

Rita publikon prapaskenat e klipit “How To Be Lonely”: Xhiruam 72 orë pandërprerë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 06:42
Rita Ora

Ditë më parë, Rita Ora e publikoi videoklipin e këngës “How To Be Lonely” duke u shfaqur në skena me një performancë të lartë të nivelit artistik.

Natyrisht që nuk mungonin edhe skenat ‘ngacmuese’, në të cilat 29-vjeçarja vë në pah sensualitetin e saj.

Ndërsa një ditë pas lansimit të klipit, këngëtarja shqiptare i ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve, si edhe ka treguar një detaj interesant.

“Disa muaj para se të gjithë të detyroheshim të qëndronim nëpër shtëpi, e xhirova videon e re muzikore për ‘How To Be Lonely’ për afro 72 orë rresht!”.

“Ishin xhirime të gjata, por ishin me njërin prej regjisorëve të mi të preferuar, Dave Meyers dhe me një ekip fantastik!”, ka shkruar Rita në përshkrim duke i falënderuar të gjithë ata që ishin përfshirë në realizimin e videoklipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat