Nihuni me reperin unik ALB1, gati projekti "bombë"

Mediale Vip

Nihuni me reperin unik ALB1, gati projekti "bombë"

Më: 29 mars 2020 Në ora: 15:17
Albert Gashi

Emri i tij i vërtetë është Albert Gashi por në muzikë ai nihet si ALB1 dhe me origjinë është nga Suhareka por jeton në Zvicër.

Ai është një reper unik e me mjaft stil e megjithëse është vetëm 24 vjeç ai ka 13 vite që merret me muzikë.

Ne mësojmë se pas pak ditësh reperi plot talent do të vijë me një super projekt me titull "All eyes on me", ku videoklipi është realizuar bukur nga RD Photography me producent Ardian Gjokaj.

Ky do të jetë projekti i tij me video i treti e ku të gjithë janë kureshtarë pasi kënga është vërtet një "bombë". Në instagramin e tij "iamalbertgashi" e gjeni dhe trillerin që paralajmëron ardhjen e klipit.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat