Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare Morena Taraku, përkujton Nënën e saj të ndjerë

Mediale Vip

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare Morena Taraku, përkujton Nënën e saj të ndjerë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 15:58
Morena Taraku me Nënën e saj të ndjerë

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, e ka humbur nënën e saj shumë të re.Ajo në disa prej intervistave të realizuara më parë ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën, dhe se humbja e saj për të do të mbetet një nga momentet më të hidhura në jetë.

E njëjta së fundmi është bërë nostalgjike teksa ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në llogarinë personale, Instagram.Imazhet në fjalë e shfaqin 25-vjeçaren kur ishte e vogël krah së ëmës, dhe tjetra është një portret i nënës së saj kur ishte e re.

Në bazë të këtyre fotografive, artistja nga Peja e dëshmon se bukurinë e ka trashëguar nga e ëma.Morena tashmë ka krijuar jetën e saj në shtetin turk, atje ku edhe ka zhvendosur të gjitha aktivitetet muzikore.Sa i përket këngëve të reja, “Missed Call” mbetet projekti i fundit lansuar nga ajo në muajin tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat