Donald Trump nuk do të paguajë asnjë qindarkë për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan Markle në Amerikë

Mediale Vip

Donald Trump nuk do të paguajë asnjë qindarkë për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan Markle në Amerikë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 06:27
Meghan, Harry

Presidenti Donald Trump tha se Princi Harry dhe Meghan duhet të paguajnë vetë për sigurinë e tyre tani që kanë vendosur të jetojnë në Los Angeles së bashku me të voglin Archie.

Në një ‘tweet’ të dielën, Trump tha: 'Jam mik dhe admirues i Mbretëreshës dhe Britanisë së Madhe. U raportua se Harry dhe Meghan, të cilët lanë Britaninë, do të banonin në Kanada. Tania ta kanë lënë Kanadanë për U.S. Megjithatë, Amerika nuk do të paguajë për sigurinë e tyre. Ata duhet të paguajnë vetë!'

Duka dhe Dukesha e Sussex dhe djali i tyre 10 muajsh Archie kanë lënë Kanadanë për t’u transferuar në Los Angeles këtë javë dhe , me sa duket, tani kanë vendosur të jetojnë në LA. 

Trump tha se çifti nuk mund të ketë mbrojtje diplomatike të financuar nga SHBA-të, sepse Harry nuk klasifikohet më si një 'person i mbrojtur ndërkombëtar' kur të përfundojë fazën përfundimtare të Megxit javën e ardhshme.

Policia Britanike është akoma përgjegjëse për sigurinë e tyre dhe kuptohet që do të sigurojë akoma mbrojtjen e tyre në SHBA.

Deklarata e Presidentit se nuk do të paguajë për mbrojtjen e tyre ngre edhe një herë pyetjet se kush do ta paguajë faturën e jetës së tyre të re në Hollywood.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat