Montana akuzohet për përdhunim nga një femër

Mediale Vip

Montana akuzohet për përdhunim nga një femër

Më: 30 mars 2020 Në ora: 15:10
French Montana

French Montana është paditur nga një femër, e cila pohon se reperi e ka droguar dhe e ka përdhunuar në shtëpinë e tij.

Ajo e ka paditur edhe bashkëpunëtorin e tij, Mansour Bennouna dhe labelin Coke Boy Records, për kërcënim dhe sulm fizik dhe seksual, si dhe për shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional.

Femra, e cila në dokumentet gjyqësore ka pseudonimin Jane Doe, pohon se ishte ftuar në shtëpinë e 35-vjeçarit në mars të vitit 2018, pasi ishin takuar në një studio incizimi në La Brea Ave – transmeton Daily Mail raportimin e The Blast.

Jane ka thënë se kishte pirë një gotë së bashku me Montanan dhe Bennounan, dhe pastaj e ka humbur vetëdijen, ndërsa më pas i ka parë disa meshkuj duke hyrë dhe dalë nga dhoma e gjumit, në mesin e tyre edhe reperi (emri i vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch).

Doe, e cila thuhet të jetë modele dhe aktore, pohon se është zgjuar më vonë dhe kishte ndier dhimbje në pjesën e pelvikut, shpinës dhe në vaginën e saj. Më pas, ka bërë një kontroll mjekësor, ku është konfirmuar prezenca e spermës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat