“Xhani” bën deklaratën e papritur: Kam hequr dorë nga lidhjet me aktore, ja arsyeja pse

Mediale Vip

“Xhani” bën deklaratën e papritur: Kam hequr dorë nga lidhjet me aktore, ja arsyeja pse

Më: 30 mars 2020 Në ora: 15:20
Can Yaman dhe Demet Ozdemir

Aktori turk Can Yaman është përfolur shpesh në mediat turke për lidhjet e tij të dashurisë.

Gjatë kohës kur transmetohej seriali “Erkenci kus”, ai u përfol për një lidhje me aktoren Demet Ozdemir.

Çifti fillimisht i mohoi thashethemet, por më vonë deklaruan se patën një romancë të shkurtër që përfundoi shpejt. Së fundmi “Xhani” ka bërë një deklaratë të papritur duke u shprehur se ka hequr dorë nga lidhjet me aktoret.

“Nuk dua më lidhje me koleget e mia. Duke qëndruar larg tyre jam më i qetë, nuk jam nervoz dhe jam pa stres. I respektoj të gjithë koleget e mia të mrekullueshme, por nuk do bie kurrë në dashuri me ndonjë prej tyre”-tha aktori.

Kjo deklaratë e tij ka nisur thashethemet se aktori është zhgënjyer pas lidhjes me Demet Ozdemir. “Nuk po përmend asnjë person, por lidhjet midis aktorëve zakonisht dështojnë”-sqaroi aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat