Demi Lovato kishte qëndruar për vite me radhë e rezervuar rreth jetës private.
Thashethemet kanë qarkulluar në lidhje me një romancë mes Demi Lovatos dhe aktorit Max Ehrich – dhe tani duket se është konfirmuar, pasi ajo aksidentalisht u shfaq në Instagramin e tij teksa ishte ‘live’ dhe shihet qartë se dyshja ditët në karantinë po i kalojnë së bashku.
Demi Lovato ka bërë një rikthim me përmasa epike këtë vit – duke rifilluar karrierën e saj muzikore, duke u kujdesur për shëndetin e saj mendor, dhe po shihet se është duke kaluar me njeriun e ‘ëndrrave’ Max Ehrich.
Demi Lovato’s rumored boyfriend Max Ehrich was on IG Live and Demi Lovato accidentally popped in. ? pic.twitter.com/NXZhoztwwb
— Pop Crave (@PopCrave) March 29, 2020
Aktori i ‘Young dhe Restless’ dhe Demi deri më tani kanë arritur të mbajnë sekret marrëdhënien e tyre, ne jemi të befasuar që është dashur kaq gjatë që njëri prej tyre të ‘rrëshqasë’.