Anulimi i Eurovision, flet menaxheri i Arilena Arës: E mësuam nga mediat! Çfarë do ndodhë vitin tjetër

Mediale Vip

Anulimi i Eurovision, flet menaxheri i Arilena Arës: E mësuam nga mediat! Çfarë do ndodhë vitin tjetër

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:21
Arilena Ara

Pandemia e koronavirusit ka anuluar shumë aktivitete, përfshirë edhe festivale muzikore. Eurovision që ishte planifikuar të mbahej në muajin maj në Roterdam është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Shqipëria do të përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara e cila do të sillte në versionin anglisht këngën “Shaj”, e cila do të mbante titullin “Fall from the sky”. Menaxheri i saj, Popi Kola ka sqaruar se anulimi i festivalit ishte mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga Covid-19.

Në një intervistë për ‘Rreze Dielli’, Popi sqaroi se lajmin e anulimit të festivalit e mësuan nga mediat.

“E morëm vesh nga portalet dhe gazetarët, nderkohë që në anë zyrtare erdhi pak minuta më vonë. Nuk e kemi marrë si një lajm që çfarë ndodhi, duke patur parasysh situatën e krijuar, kur po numërohen edhe viktima. Eurovizion ishte një nga gjërat që duhej anuluar”, tha menaxheri.

Sa i përket vitit të ardhshëm, artisti sqaroi se ka një sërë procedurash që duhet të ndjekë RTSH, prandaj është ende herët për të zbuluar nëse Shqipëria do të prezantohet nga Arilena në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat