Rande Gerber dhe Cindy Crawford detyrohen ta anulojnë shitjen e shtëpisë, kjo është arsyeja

Mediale Vip

Rande Gerber dhe Cindy Crawford detyrohen ta anulojnë shitjen e shtëpisë, kjo është arsyeja

Më: 1 prill 2020 Në ora: 12:58
Rande Gerber dhe Cindy Crawford

Për shkak të pandemisë, Rande dhe Cindy u detyruan ta anulojnë nënshkrimin e shitjes së shtëpisë.

Rande Gerber dhe Cindy Crawford sapo kanë hequr dorë nga një marrëveshje në mënyrë që të ndihmojnë një çift që po blinte shtëpinë e tyre, shkruan TMZ.

Çift dëshironin dëshpërimisht të anulonin marrëveshjen dhe t’i merrnin paratë e tyre, mëson TMZ.

Rande dhe Cindy po shisnin një nga shtëpitë që ata zotërojnë në Malibu, jo atë në të cilën jetojnë, por një pronë të afërt që kanë pasur me vite.

Ata bënë një marrëveshje me një çift nga Evropa për 6.5 milionë dollarë, një çmim vërtet i mirë.

Pandemia kufizoi udhëtime brenda dhe jashtë Evropës, ndërsa çifti arriti te Rande dhe Cindy dhe i pyeti nëse mund të anulonin marrëveshjen.

Ata e anuluan marrëveshjen dhe ua kthyen depozitën.

Por, kur mund ta anulojë dikush një kontratë për shkak të pandemisë? Ajo mund të anulohet për shembull, nëse ka ngjarje të jashtëzakonshme përtej kontrollit të palëve, si lufta, greva, trazira dhe murtaja.

Rande po e mban restorantin e tij në Malibu, Cafe Habana, të hapur  dhe punonjësit e tij po paguhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat