Meghan Markle i kërkon Princit Harry që të gjejë punë

Mediale Vip

Meghan Markle i kërkon Princit Harry që të gjejë punë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:36
Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle janë larguar zyrtarisht nga familja mbretërore që nga 31 marsi i këtij viti.

Dy të rinjtë tashmë po jetojnë të pavarur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk i përjashton ata nga pagesa e borxhit të madh prej gati 7 milion euro, ndaj kurorës angleze.

Kështu, Meghan Markle dëshiron që Harry të gjejë një punë sa më shpejt të jetë e mundur.

Jeta e tyre tani ka filluar larg Anglisë, pikërisht në Los Angeles, California. Ata janë zyrtarisht jashtë familjes mbretërore, por ky ndryshim nuk mund të ndodhë pa pasoja. Në fakt, që nga fillimi i gjyqit Megxit, siç është etiketuar divorci mbretëror, dy bashkëshortët e kanë ditur gjithmonë se duhet të paguanin një borxh të mirë për kurorën angleze, domethënë, të gjithë borxhin e arsimit të Harry dhe shpenzimet e formimit të tij.

Ndërsa Meghan Markle tashmë ka riaktivizuar të gjithë stafin dhe bashkëpunëtorët për të ripromovuar figurën e saj, si në ekranin e vogël ashtu edhe në ekranin e madh, dhe në fakt tashmë ka disa projekte në plan.

Meghan që nga 3 prilli do të shfaqet në platformën Disney + si një aktore zëri në Elephant dhe, përveç planeve të tjera, dëshiron të përfshihet në dokumentare, kryesisht ato që kanë të bëjnë me çështjet e zemrës dhe në luftën në mbrojtje të të drejtave.

Situata paraqitet ndryshe për Harry, i cili duke mos qenë popullor në treg, duhet të mendojë mirë çfarë të bëj. Një burim pranë çiftit tha për ‘National Enquirer’ se: “Problemi është se princi nuk është në treg, që do të thotë se gjatë gjithë jetës së tij ai kurrë nuk ka pasur një punë të vërtetë dhe tani është edhe më e vështirë për ta gjertur. Nuk ka një diplomë universitare, por vetëm njohuri ushtarake”.

Kjo gjithashtu, mund të jetë një arsye për lëvizjen e tyre shumë të shpejtë në Los Angeles nga Kanadaja, që përveç se është afër me nënën e Meghan, Los Angeles është gjithashtu kryeqyteti i kinemasë amerikane, industri në të cilën Meghan ka punuar gjithmonë.

Situata është mjaft delikate: kur nga njëra anë Meghan kërkon të shlyejë borxhet, ndërsa nga ana tjetër është Harry i cili nuk ka pasur asnjëherë nevojë për një punë të tillë dhe me sa duket nuk është mjaftueshëm i specializuar për të gjetur një të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat