Burg për xhaxhain e Greta Koçit, përdori mbesën për të mashtruar

Mediale Vip

Burg për xhaxhain e Greta Koçit, përdori mbesën për të mashtruar

Më: 1 prill 2020 Në ora: 19:30
Greta Koci

Xhaxhai i këngëtares së njohur Greta Koçi, Shkëlqim Koçi së fundmi bëhet me dije se është dënuar me 7 vite burg pasi ka mashtruar disa persona duke u premtuar vizë kanadeze.

Ai i mori 10 mijë dollarë një oficeri për t’i çuar gruan në Kanada si pjesë e stafit të Greta Koçit.


Këtë strategji ai e ka përdorur me disa persona të cilët dëshironin të shkonin në Kanada dhe arrinte t’i bindte duke përdorur emrin e mbesës së tij, Gretës.

Ai u siguronte vajtjen në SHBA ose Kanada duke i bërë pjesë të stafit të saj meqë Greta bën shpesh koncerte në këto dy vende.

Në shkëmbim, personat që dëshironin këtë vizë duhet të jepnin 10 mijë dollarë.


Të njëjtën gjë ai ka bërë edhe me oficerin Virson Stroka, i cili prej vitesh punonte në Kanada dhe dëshironte që të merrte edhe bashkëshorten e tij me vete, shtetasen Erinda Stroka.

Shkëlqimi ka arritur ta bindë Virsonin që t’i bëjë transferimin e parave në llogarinë e tij bankare vetëm me anë të bisedave në internet, por pas kësaj nuk i është përgjigjur më.

Pas kësaj, çifti i bashkëshortëve ka bërë kallëzim penal për “Mashtrim me pasoja të rënda” ndaj Shkëlqim Koçit dhe tashmë është marrë vendimi.

Shkëlqim Koçi do të vuajë dënimin me 7 vite burg.

Para se të bënte denoncimin, Vilsoni ka treguar se ka biseduar me Gretën dhe i ka shpjeguar situatën, por kjo e fundit i ka thënë se nuk e ka idenë se çfarë ka kurdisur xhaxhai i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat