Beyonce 14 gjëra që nuk i dini për të

Mediale Vip

Beyonce 14 gjëra që nuk i dini për të

Më: 1 prill 2020 Në ora: 21:00
Beyonce

Disa detaje të shkëputura nga libri biografik për Beyoncé, shkruar nga biografi i VIP-ave J. Randy Taraborrelli.

1. Gjatë një takimi me presidentin Barack Obama, ky i fundit i dha numrin e telefonit Beyonce duke i thënë “Me telefono në çdo moment”.

2. Njohja me Jay Z nuk ishte dashuri në shikim të parë. Xhaxhai i këngëtares Larry ka thënë: “Ai vraponte pas saj, por ajo nuk ishte e interesuar”.

3. Vogëlushja Blue Ivy, vajza e artistes ndjek një program ditor. Edhe kur ndodhet larg prindërve, dita e saj ndjek një regjim të vendosur nga Bey.

4. Emri ‘Sasha Fierce’ është alter ego e këngëtares që erdhi në jetë në skenë. Pseudonimi lindi ditën që Beyonce hodhi një palë vathë prej 220 mijë euro në mes të turmës. Ishte kushërira e saj, Angela ajo që zgjodhi këtë pseudonim për të theksuar shtysat e egra – fierce – që karakterizonte Bey gjatë shfaqjes së saj.

5. Princ shprehej se ‘çmendej’ pas zërit të Beyonce, por Puff Daddy mendonte se Destiny’s Child nuk ishin mjaftueshëm hip-hop.

6. Në kohën kur Beyonce ishte vokaliste e grupit Destiny’s Child, këngëtarja thuajse nënshkroi një marrëveshje diskografike me Princ.

7. Ndërsa luante në setin Goldmember me Austin Powers në vitin 2002, Beyoncé nisi të pikturojë.

8. Beyoncé ka probleme me sinozitin. Sipas librit të Taraborelli, ky ka qenë një problem i përhershëm i artistes dhe para shfaqjes gjithmonë pastron hundën.

9. Ndarja e grupit Destiny’s Child e lëndoi tepër Beyoncé. Pasi grupi u shpërbë, Beyoncé u mbyll në dhomë për disa javë rresht.

10. Jay Z dhe Bey kanë qenë të ndarë midis 2005 dhe 2006, kjo për shkak të konflikteve që kishin mes tyre.

11. Artistja e ka dhënë puthjen e parë në një koncert të Brian McKnight, kur ishte vetëm 13 vjeç.

12. Ajo ka goditur vëllain e vet me shkelm në një pjesë delikate të trupit, pasi zemërimi i saj është i pakontrollueshëm.

13. Kur ka qenë 28 vjeçe, Beyonce ka kryer një ndëhyrje kirurgjikale në gjoks, duke rritur masën e tij.

14. Pas Met Gala ne 2015, Jay Z, Beyonce dhe motra e saj Solange Knowles ishin në një festë në Hotel Standard. Solange goditi me shpulla Jay Z në një ashensor, skenë e cila është filmuar nga një kamera survejimi. Arsyeja, mendohej se ishte një bisedë mbi Rihanna-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat