Partnerja e Dibalës tregon gjithçka: Ende kemi simptoma, kishim planifikuar të largoheshim, por…

Mediale Vip

Partnerja e Dibalës tregon gjithçka: Ende kemi simptoma, kishim planifikuar të largoheshim, por…

Më: 2 prill 2020 Në ora: 10:20
Paulo Dibala dhe Oriana Sabatini

Paulo Dibala ishte gjithashtu një nga futbollistët e infektuar me Koronavirus, teksa së bashku me të pozitive doli edhe partnerja e tij, Oriana Sabatini.

Pikërisht kjo e fundit ka dhënë një intervistë, ku tregon se përgjigja e analizave të para ishte negative dhe tashmë presin përgjigjen përfundimtare. Gjithashtu ajo tregon se ata kishin planifikuar të shkonin në Dubai, por më pas ndërruan mendje.

“Paulo tregon akoma simptoma , madje edhe unë nuk mund të marr frymë mirë, por përgjigja e parë nga analizat tregoi se jemi negativë, tani ne jemi duke pritur për përgjigjen e dytë.

Nuk dihet shumë për këtë virus, mjekët na thanë që të mos stërvitemi, ata nuk na dhanë ilaçe por vetëm disa vitamina. Kur mësova se isha pozitive, nëntë ditë më parë, nuk u mërzita shumë sepse të dhënat thonë se të rinjtë vuajnë më pak.

Ne gjithashtu menduam të shkojmë në Dubai , ku ende nuk ka shumë të infektuar. Por më vonë hoqëm dorë nga kjo, gjëja më e mençur është të qëndrojmë në shtëpi dhe të presim që gjithçka të marrë fund”, u shpreh Oriana Sabatini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat