Rihanna e ka ndarë mendjen, me ose pa burrë do të bëjë 4 fëmijë: E vetmja gjë që duhet për ti rritur është dashuria e vërtetë

Mediale Vip

Rihanna e ka ndarë mendjen, me ose pa burrë do të bëjë 4 fëmijë: E vetmja gjë që duhet për ti rritur është dashuria e vërtetë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 12:53
Rihanna

Rihanna do të bëjë fëmijë në vitet e ardhshme me ose pa një burrë. Këngëtarja 32-vjeçare, e cila aktualisht është duke punuar për albumin e saj të shumëpritur, tregoi dëshirën për tu bërë nënë në një intervistë të fundit.

Për British Vogue, Rihanna u shpreh: “E vetmja gjë që na duhet për të rritur një fëmijë është dashuria.”

E pyetur se ku e sheh veten në 10 vjet, këngëtarja u përgjigj: “Unë do të kem fëmijë, tre ose katër.”

Ylli i muzikës dhe biznesmenja, rapotohet se u nda nga i dashuri i saj prej disa vitesh, biznesmeni saudit Hassan Jameel, në fillim të këtij viti.

Ndaj ajo tregoi se planifikon të bëjë fëmijë edhe nuk takon kurrë një burrë të përshtatshëm: “Shoqëria të bën të mendosh sikur po bën diçka të gabuar. Të nënvlerësojnë ty si nënë nëse nuk ka baba në jetën e fëmijëve tuaj. Por e vetmja gjë që ka rëndësi është lumturia, kjo është e vetmja marrëdhënie e shëndetshme midis një prindi dhe një fëmije. Kjo është e vetmja gjë që mund të rrisë një fëmijë, është dashuria e vërtetë.”

Rihanna gjithashtu foli për albumin e saj të rradhës në intervistë. Kanë kaluar katër vite që nga albumi i saj i fundit “Anti”.

Dhe ajo po punon shumë për të sjellë albumin e nëntë.

“Nuk mund të them kur do të dalë, por po punoj shumë. Nuk dua që albumet e mia të prekin një temë. Nuk ka rregulla, forma, nuk ka asgjë. Ka thjesht muzikë të mirë, nëse e ndjej e publikoj,”- u shpreh këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat