Skerdi zbulon emrin e reperit me të cilin po sjell duet

Mediale Vip

Skerdi zbulon emrin e reperit me të cilin po sjell duet

Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:09
Skerdi

Sekrdi Ago së shpejti sjell një duet.

Ka kohë që reperi Skerdi ka paralajmëruar një projekt të ri, të cilin do e sjell në bashkëpunim me një artist.

Së fundi, me anë të një postimi, ai bëri të ditur se reperi me të cilin ka bashkëpunuar është Elineli, ndërsa titulli i këngës është “Vaj”.

Kjo këngë do të vije e shoqëruar edhe me videoklip, të cilin e ka punuar “Jaydee Video”, kurse producent është Shkumbin Nebihu.

Kënga e fundit e Skerdit është “Tradhtare 2”, e cila ishte vazhdim i këngës, që e solli kohë më parë.

Mbetet të shihet se çfarë po sjellin kësaj radhe Skerdi dhe Elinel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat