Kёngёtarёt që shesin veshje për të luftuar koronavirusin

Mediale Vip

Kёngёtarёt që shesin veshje për të luftuar koronavirusin

Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:20
Kate Moss

Gjatë javëve të fundit, yjet më të mëdha në modë kanë dhuruar miliona dollarë për të luftuar Covid-19, ndërsa të tjerë kanë gjetur mënyra origjinale për të dhënë kontributin e tyre.

Iniciativa e fundit u ndërmor nga Vestiaire Collective, që organizoi një shitje për bamirësi me veshje, çanta, këpucë dhe aksesorë që i përkasin emrave të njohur si Rachel Weisz, Thandie Newton, Claire Waight Keller, Bella Freud dhe Charlotte Tilbury.

Gjithë të ardhurat dhe komisioni i Vestiaire Collective do t’i dhurohen organizatave që po punojnë në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit si Organizata Botërore e Shëndetit, France/Paris Hospitals Foundations dhe La Paz Hospital në Madrid.

“Në 30 vite karrierë, s’kam qenë kurrë pjesë e diçkaje të tillë,” tha Anna dello Russo, kryeredaktorja e Vogue Japan, e cila po shet veshje nga garderoba e saj për të ndihmuar Italian Lombardia Region Fund. “Sot, pandemia na transformoi në një audiencë militante. Ndjej se duhet të bëj çfarë kam mundësi për të ndihmuar njerëzit që po e luftojnë këtë virus.”

Nëse jeni në kërkim të një xhakete nga Kate Moss, me keqardhje ju njoftojmë se është shitur. Por mund të gjeni perla të tjera si atlete Balenciaga dhe çanta Celine dhe mund të blini pa u ndjerë në faj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat