Sonte mund të jetë nata e fundit e Robertit në karantinë, kjo është lutja e tij

Mediale Vip

Sonte mund të jetë nata e fundit e Robertit në karantinë, kjo është lutja e tij

Më: 3 prill 2020 Në ora: 00:19
Robert Berisha

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, edhe në Kosovë.

Disa persona që janë kthyer nga jashtë në Kosovë, janë karantinuar.

Njëri ndër ta është edhe këngëtari i njohur, Robert Berisha, i cili po qëndron në konvikt të studentëve.

E nesër pritet që t’i bëhet testi, e të kuptohet nëse do të rezultojë negativ apo pozitiv në koronavirus.

Ai këtë e ka treguar vet përmes një postimi, në të cilin në mënyrë qesharake është lutur për rezultat negativ.

“Nesër testin, ishalla negativ se kshtu boll pozitiv jom”- ka shkruar Roberti në postimin e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat