Zënka mes motrave Kardashian sjell vendimin e papritur nga Kourtney

Mediale Vip

Zënka mes motrave Kardashian sjell vendimin e papritur nga Kourtney

Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:09
Motrat Kardashian

Kourtney Kardshain ka braktisur emisionin me motrat e saj ‘Keeping Up with the Kardashians’ për shkak të zënkave të një pas njëshme me Kim Kardashian, shkruan independent.

Ajo këtë e konfirmoi pasi iu përgjigj një fansit në Instagram i cili e pyeste “Pse po braktis serialin, ndonëse ke thënë se nuk do e lërë kurrë edhe pse ishe në çdo moment në fokus të kamerave’.

“Kourtney vetëm duhet të largohet nga shfaqja e mallkuar!” shikuesi shkroi një tjetër ndjekës.

Ndërsa Kourtney u përgjigj duke thënë “Unë e bëra, pafshim”.

Ajo më vonë shtjelloi duke thënë “Ka qenë e vështirë të arrijë aty, por zgjedh gjithmonë lumturinë, është e lehtë të kujtosh çfarë vlen me të vërtetë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat