Aktori i njohur i kushton këngë karantinës

Mediale Vip

Aktori i njohur i kushton këngë karantinës

Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:45
Adam Sandler

Adam Sandler i mërzitur nga izolimi në shtëpi, i këndoi karantinës.

Adam Sandler di si ta kalojë edhe këtë periudhë pandemie, kur të gjithë po qëndronë të mbyllur në shtëpi.

Së fundi, ai u bë pjesë e emisionit të Jimmy Fallon nga shtëpia, ku edhe këndoi këngën e tij “Quarantine Song”.

Kjo këngë është si shenjë falënderimi për punën e mjekëve dhe infermierëve, të cilët janë heronjtë tanë këto ditë.

Në mes rreshtave, ai me shaka thotë se është lodhur nga qëndrimi në shtëpi, si dhe tregon që po u mëson fëmijëve matematikë.

“Qëndroni në shtëpi sa më shumë që keni mundësi, sigurohinu që të lani duart tuaja, le të bëjmë që kjo gjë e mallkuar të largohet”, ishin disa nga vargjet e Adam. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat