Jennifer Aniston befason infermieren që u prek nga COVID-19

Mediale Vip

Jennifer Aniston befason infermieren që u prek nga COVID-19

Më: 4 prill 2020 Në ora: 00:28
Jimmy Kimme dhe Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ndihmoi Jimmy Kimmel të befasojë një infermiere, e cila kontraktoi COVID-19 dhe i dha asaj një kartë dhuratë në vlerë 10 mijë dollarë.

Jennifer Aniston ndihmoi mikun e saj Jimmy Kimmel të befasonte një infermiere kardiovaskulare e cila ka qenë në izolim larg fëmijëve të saj pas infektimit me COVID-19, shkruan DailyMail.

Videoja e aktores 51-vjeçare u bë në një intervistë në emisionin e Kimmel të enjten, ku u falënderuan punonjësen e kujdesit shëndetësor, Kimball Fairbanks për trimërinë, e cila po nkalon kohë larg dy vajzave të saj.

Për të shtuar gëzimin e infermieres, ish-ylli i “Friends”, Jennifer, e cila më herët kishte zbuluar se ajo nuk u largua nga shtëpia e saj për tre javë – gjithashtu i dha Kimball një kartë “Postmates” dhuratë prej 10,000 dollarësh, si dhe karta shtesë dhuratë për çdo infermiere tjetër në katin e saj .

Pasi foli me Kimball përmes lidhjes me video Jimmy, 52, tha: ‘Ne donim të të inkurajonim pak, kështu që unë do të doja që ju të takoni dikë. Emri i saj është Jennifer. ‘

Ndërsa Jennifer u shfaq në kamerë, ajo tha: ‘Unë vetëm duhet të them, Zoti të bekoftë ty dhe të gjithë ju që jeni atje duke bërë atë që po bëni”.

“Unë  nuk di ta shpreh mirënjohjen time për gjithçka që ju jeni duke bërë dhe duke e rrezikuar shëndetin tuaj dhe të gjitha këto. Ju jeni thjesht fenomenale.”, shtoi aktorja.

Infermierja tha se dëshiron që të kteheht në punë dhe të bashkohet me dy fëmijët e saj më 8 pril, ajo tha se po porosit ushqim për vete.

Jennifer i tha “Do të marrësh një kartë “Postmates” dhuratë në flerë 10.000 dollarë”, ndërsa Kimmel tha se njësoj do marrin edhe infermiret tjera.

Aktorja tha se janë bërë tre javë që po qëndron e mbyllur në shtëpi dhe se shikon lajmet në mëngjes dhe mbrëmje për të kuptuar ato që po ndodhin gjatë ditës.

Jennifer tregoi se po kryen punët e shtëpisë dhe se më me dëshirë pastron enët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat