Dua Lipa në rrezik për zërin, heq dorë nga duhani dhe alkooli

Mediale Vip

Dua Lipa në rrezik për zërin, heq dorë nga duhani dhe alkooli

Më: 4 prill 2020 Në ora: 09:44
Dua Lipa

Dua Lipa ka zbuluar së fundmi se ka hequr dorë nga pirja e duhanit, alkooli, qumështit dhe nënproduktet e tij për të mbrojtur zërin e saj. Këngëtarja e hitit “One Kiss” ka thënë se po kujdeset shumë për shëndetin e saj për të ruajtur zërin.

“Nuk konsumoj qumësht dhe as nënprodukte të tij kur këndoj. Gjithashtu kam hequr dorë nga pijet alkoolike dhe duhani, edhe nëse jam në turne”, ka thënë këngëtarja me origjinë shqiptare për “The Sun”.

Dua është detyruar të shtyjë koncertet e turneut të saj evropian për shkak të pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat