“Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi”, Genc Prelvukaj i uron përvjetorin Eni Koçit

Mediale Vip

“Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi”, Genc Prelvukaj i uron përvjetorin Eni Koçit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 11:28
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi ndryshe nga herët e tjera, ditën e përvjetorit të dashurisë e kanë festuar në karantinë.

Mirëpo, planet e çiftit nuk kanë shkuar siç duhet. Dyshja kishin planifikuar që këtë ditë speciale ta kalonin në Maltë, por për shkak të masave të ndërmarra si rrjedhojë e përhapjes së koronavirusit ata janë detyrurar të qëndrojnë në izolim.

“E planifikuam në Maltë, përfunduam në karantinë. Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi, por veçse për të na forcuar më shumë. Urime ditën e tretë të prillit, ditën që na bëri bashkë”- janë fjalët e Gencit dedikuar partneres së tij.

Gjithashu edhe këngëtarja ka postuar në ‘InstaStory’ foto të çiftit, ndërsa krahas postimit shkruan: ‘Gëzuar përvjetorin’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat