Shuma që dhuroi Elton John në këtë periudhë pandemie

Mediale Vip

Shuma që dhuroi Elton John në këtë periudhë pandemie

Më: 4 prill 2020 Në ora: 15:33
Elton John

Elton John do të dhurojë 1 milion dollarë për organizata bamirëse për “HIV/Aids, për t’i siguruar se nuk janë harruar në mes të koronavirust.

Elton Johna ka premtuar se do t’i dhurojë 1 milion dollarë në fondacionin e tij Aids me shpresën që nuk harrohen në mes të pandemisë koroanvirus, shkruan DailyMail.

Ikona e muzikës, 73 vjeç, pranoi gjatë një transmetimi live të Bright Minded me Miley Cyrus, se ishte e shqetësuar se ata që janë me “HIV/Aids” mund të goditen dyfish, për shkak të presionit shëndetësor.

Elton tha se po punon me fondacionin e tij Aids dhe fondet e reja do të jenë në dispozicion në muajt e ardhshëm’.

Elton tha: “Unë do të ngjitem në armët e mia me fondacionin Aids dhe do të sigurohemi se për shkak të kësaj pandemie globale që po ndodh, njerëzit që vuajnë nga një pandemi tjetër globale nuk do të harrohen”.

Ai shtoi: ‘Kjo është ajo që fondacioni im është përpjekur të bëjë, të ndihmojë të margjinalizuarit, të ndihmojë të varfërit, të ndihmojë njerëzit që nuk duhet të lihen pas.

“Ky është përqendrimi im kryesor në tre muajt e ardhshëm, për t’u siguruar që këta njerëz me HIV dhe Aids  të mos harrohen”, janë fjalët e këngëtarit.

Elton aktualisht është izoluar në Los Angels me David Furnish.

Ai luajti rol të madh edhe në mbledhjen e fondeve për koronavirus, në  iHeart, ku të dielën u grumbulluan më shumë se 8 milionë dollarë, për të ushqyer personat në nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat