Kim Kardashian me dokumentar për sistemin e drejtësisë

Mediale Vip

Kim Kardashian me dokumentar për sistemin e drejtësisë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:01
Kim Kardashian

Kim po përfundon studimet për drejtësi.

Që nga koha kur filloi të merret me sistemin e drejtësisë, Kim është angazhuar në lirimin e personave të pafajshëm nga burgjet.

Me anë të një postimi, ajo bëri të ditur se më 5 prill transmetohet dokumentari i saj dyorësh në “Keeping up with the Kardashians”.

“Kthehem në korrik, kur vizitova objktin e trajtimit korrektues në Uashington D.C për të diskutuar programin e studiuesve të burgjeve Georgetown me Dr. Marc Howard”, shkruan ndër të tjera Kim.

Ajo shton se ka parë fytyra të njohura që u larguan nga burgu së fundi dhe që kanë kaluar mbi dy dekada në burg.

Me këtë rast përmend Momolu Stewart, Halim Flowers dhe Roy Middleton; dhe thotë se është e lumtur për ta..

“Mezi pres që ju njerëz të shikoni dokumentarin tim dhe të kuptoni më mirë sistemin e drejtësisë dhe të shihni se a iu pëlqen dikujt që këtyre burrave t’u jepet një shans i dytë në jetën pas burgut”, përfundon Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat