Helin Bolek, këngëtarja 28 vjeçare turke, vdiq pas 288 ditë greve urie

Mediale Vip

Helin Bolek, këngëtarja 28 vjeçare turke, vdiq pas 288 ditë greve urie

Më: 4 prill 2020 Në ora: 19:12
Helin Bolek

Gazeta italiane “La Republica”,njofton për vdekjen e këngëtares së famshme turke Helin Bolek, 28 vjeçare, pas 288 ditë grevë urie. Ajo  filloi të dënoncojë përndjekjen politike në Turqi dhe ndalimin prej qeverisë të koncerteve të grupit muzikor, “Grup Yorum” ku ajo ishte soliste. aktivisti dhe këngëtari turk Helin Bolek ka vdekur.

"Ju vratë një grua 28-vjeçare," tha Ibrahim Gokcek, kitaristi i grupit dhe i cili dhe ai po vazhdon grevën e urisë. Fjalët e tij iu besuan një video të publikuar në mediat sociale ku ai shfaqet shumë i dobësuar. I akuzuar se i përket një organizate terroriste, Grup Yorum  që ka nxjerrë 25 albume muzikore me mbi dy milion kopje të shitura, nuk ka përformuar për vite me radhë. Nga burgu ku ishim mbyllur nga qeveria, ata kërkuan të lirohen, që emrat e tyre të hiqen nga lista e personave të kërkuar në Ministrinë e Brendshme Turke, që proceset gjyqësore të ngritura kundër tyre të mbyllen. Njoftimi për vdekjen e këngëtares u bë në profilin e Twitter të grupit.

"Ata nuk ishin kërkesa shumë të vështira për t'u përmbushur. Fashizmi i partisë A.K.P shkaktoi vdekjen e saj," shkruan grupi në Twitter, duke cituar kështu partinë e Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Themeluar në vitin 1985 nga 4 studentë të Universitetit të Marmarasë, Grup Yorum e kishte gjithnjë kishte gjetur mbështetje si nga publiku turk edhe për ai ndërkombëtare në luftën për drejtësi dhe liri, duke shprehur protestën me këngët mbështetur  në meloditë tradicionale . Këngët u interpretuan në turqisht, kurdisht, arabisht dhe çerkazian, në thelb në të gjitha gjuhët e folura në Anadoll.

Ata u burgosën për angazhimin e tyre ndaj demokracisë dhe lirisë së shtypit. Më 11 mars, të dy këngëtarja Bolek dhe kitarrisiti i grupit Gokcek ishin dërguar në spital kundër vullnetit të tyre. Didem Ünsal, një avokat, tha që të dy nuk kishin pranuar ndonjë ndërhyrje mjekësore. Grupi muzikor Yorum Këngëtarja Helin Bolek dhe kitaristi Ibrahim Gokcek gjatë grevës së urisë Në vitin 2015 u ndalua koncerti vjetor i grupit "Turqia e Pavarur". Banda arriti të zhvillojë një koncert në internet në 1 korrik 2018. Pastaj filluan bastisjet. Qendra kulturore “Idil” në Okmejdan, në Stamboll, ku banda përformonte, u vu në shënjestër të policisë turke, "Tetë herë në dy vitet e fundit", bandën e kishin denoncuar prej kohësh.

Duke sqaruar se gjatë bastisjeve, instrumentet e të gjithë anëtarëve të “Grupit Yorum” ishin shkatërruar ose rrëmbyer dhe si rezultatet edhe disqet dhe librat e tyre muzikorë ishin shkatrruar. Sipas deklaratës së bërë nga grupi, gjithsej 30 persona u arrestuan në këto sulme (tetor dhe nëntor 2016, si dhe në maj dhe shtator 2017 ashtu dhe në tetor dhe nëntor 2018). Më 14 korrik 2018, Selma Altin dhe Inan Altin kishin arritur te iknin nga burgu të vendosur të vazhdonin luftën e tyre në mërgim, në Francë. Në fillim të marsit gjashtë anëtarë të bandës ishin akoma të ndaluar. Grup muzikor Yorum e ka filluar grevën e urisë në vitin 2019 për të kundërshtuar masat gjithnjë e më shtrënguese, gjithashtu në fushën kulturore, të qeverisë Erdogan.

Si shumë aktivistë pranë platformës majtiste, ata u gjendën në rrethin Armutlu, në lartësitë e Stambollit. Këtu janë të ashtuquajturat "shtëpitë e vdekjes", të cilat aktivistë të shtëpisë dhe veçanërisht gratë që synojnë të kryejnë grevën e urisë deri sa të vdesin. Disa javë më parë, ekipet e policisë hynë në Armutlu duke marrë kengetare Helin Bolek dhe kitaristin Ibrahim Gokcek dhe duke i futur ata në një spital ku pacientët ushqehen me forcë. Dhe kjo është një masë që shpesh përdoret edhe në burgjet turke. Por Helin Bolek që ishte dobësuar jashtë mase nuk pranoi të ushqehej. Disa organizata si ajo e Mjekëve të Stambollit, Asamblea e Artistëve dhe Iniciativa e Artistëve - kishin venë alarmin më 20 janar, për të tërhequr vëmendjen në grevën e urisë që anëtarët e bandës kishin filluar në 16 maj 2019.

Dy anëtarët e tjerë të grupit , Bahar Kurt dhe Baris Yüksel, e kishin mbyllur grevën e tyre të urisë pas 190 ditësh. Bahar Kurt dhe Helin Bolek ishin liruar në fund të vitit 2019, por Helin Bolek kishte vazhduar serish grevën e urisë deri sa këto dite vdiq. I akuzuar për terrorizëm kitaristi Ibrahim Gokcek që vazhdon grevën e urisë,  është burgosur në bazë të deklaratave të një "dëshmitari sekret" dhe rrezikon rrezikon një dënim me burgim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat