Arrestohet vajza e Floyd Mayweather pas akuzave për sulm me armë të ftohtë

Mediale Vip

Arrestohet vajza e Floyd Mayweather pas akuzave për sulm me armë të ftohtë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 21:24
Iyanna Mayweather

Është arrestuar vajza e boksierit legjendar Floyd Mayweather.

Iyanna Mayweather është arrestuar dhe është marrë në paraburgim, raporton TMZ.

Ky lajm vjen si rezultat i një takimi të dhunshëm mes vajzës së boksierit dhe  Lapattra Lashai Jacobs që u zhvillua herët në mëngjes të Shtunën më 4 Prill. Që të dyat janë të lidhura emocionalisht me reperin NBA Youngboy, emri i vërtetë i të cilit është Kentrell DeSean Gaulden.

Policia i tha TMZ se Mayweather – vajza e legjendës së famshme të boksit Floyd Mayweather, mbërriti në shtëpinë e NBA Youngboy, duke e gjetur atë në shoqërinë e Jacobs. Atje, Mayweather i tha Jacobs  e cila është nëna e një prej pesë fëmijëve të NBA Youngboy  se ajo ishte e fejuara e tij dhe se Jacobs duhet të largohet menjëherë. Duke refuzuar ta bëjë këtë, Jacobs tha se vajza e boksierit është ajo që duhet larguar.

Konfortimi vazhdoj në kuzhine pasi të dy gratë refuzuan të qetësojnë gjakrat, dhe situata eskaloi shpejtë. Mayweather akuzoi Jacobsin se ajo filloi goditjet e para, por burimet thonë se kur rasti u investigua nga policia ishte Jackobs ajo që qëndronte në tokë dhe se gjendja e saj shëndetësore nuk dihet ende, teksa vajza e boksierit është shoqëruar në burgun Harris County në Houston.

Lajmet për arrestimin vijnë më pak se një muaj pasi Mayweather humbi nënën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat