Dafina sjell versionin e saj të këngës “Ready Or Not” nga grupi The Fugees

Mediale Vip

Dafina sjell versionin e saj të këngës “Ready Or Not” nga grupi The Fugees

Më: 4 prill 2020 Në ora: 22:00
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri është njëra nga këngëtaret, e cila i ka thyer të gjitha tabutë në industrinë e muzikës shqiptare.

Që nga viti 2009, Dafina nuk ndalon së prodhuari muzikë të zhanreve të ndryshme për të gjithë adhuruesit e saj.

Pas publikimit të këngës “Një herë në jetë” që erdhi në bashkëpunim me producentin Cricket, tani ajo ka servuar diçka më ndryshe.

Në rrjetin social Instagram, Dafina kishte paralajmëruar ditën e djeshme (e premte) se do të publikojë një ‘cover’ të këngës “Ready Or Not”të grupit ‘The Fugees’.

Në mesnatë, këngëtarja i mahniti fansat e saj me interpretimin e kësaj këngë, vizualiteti i të cilës është zhvilluar në studion ku ajo punon.

Ndryshe nga versioni origjinal i këngës “Ready Or Not”, Dafina e ka kthyer këngën në stilin e saj.

‘Coveri’ tashmë ka filluar të pëlqehet nga fansat e saj, e po ashtu edhe nga shumë figura të njohura publike.
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

FUGEES - Lauryn Hill one of my favorite artists whom inspired me allot growing up. Enjoy guys xo

A post shared by ? ? ? ? ? ? (@dafina.zeqiri) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat