“Dit e nat” titullohet kënga më e re nga Flaka Krelani

Mediale Vip

“Dit e nat” titullohet kënga më e re nga Flaka Krelani

Më: 4 prill 2020 Në ora: 22:42
Flaka Krelani

Flaka Krelani është njëra nga artistet më të përfolura në mediat rozë sa i përket stilit të saj unik.

Këtë herë në rrjetin social Instagram nuk ka pasur vend për fotografitë artistike të saj, pasi që Flaka ka publikuar këngën e saj më të re.

“Dit e nat” titullohet projekti i saj, të cilin këtë herë e ka sjellë pa klip, por i ka bashkangjitur vetëm një fotografi të saj.

Për tekstin e kësaj këngë është përkujdesur vetë këngëtarja, ndërsa për muzikën dhe anën teknike të zërit është marrë ‘Xhimi On De Beat’.

Kënga është e zhanrit ‘RnB’, dhe tashmë gjendet në YouTube dhe ka filluar të pëlqehet nga adhuruesit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat