Helin Bolek, anëtarja e një grupi të muzikës popullore, ka ndërruar jetë në ditën e 288 të një greve urie në Turqi.
Këngëtarja dhe kolegët e saj kishin filluar grevën pasi ishin burgosur dhe kishin protestuar ndaj Qeverisë së Turqisë, thuhet sipas një postimi të grupit në Twitter, shkruan The Guardian.
Grupi “Yorum”, të njohur për këngët e tyre të protestës, kishin thënë se 28-vjeçarja kishte ndërruar jetë të premten në një shtëpi në Stamboll, aty ku ajo ishte duke e organizuar grevën e urisë.
Grupi është kryesisht i zhanrit popullor dhe në vitin 2016 u është ndaluar të performojnë, çka edhe autoritetet kanë burgosur disa prej anëtareve të tyre.
Qeveria akuzon Grupin Yorum për lidhje me Partinë e jashtëligjshme DHKP, e shpallur si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Bolek dhe një anëtar i grupit të tyre, Ibrahim Gokcek, ishin futur në grevë urie për t’i bërë presion Qeverisë që t’i lironin pjesëtarët e tjerë të grupit.
Të dy po kërkonin që Grupi Yorum të lejohej të rifillonte koncertet, që anëtarët e grupit të burgosur të lirohen dhe që paditë kundër këtij grupi të rrëzohen.
Grevistët e urisë në Turqi tradicionalisht refuzojnë ushqimin, por konsumojnë lëngje që zgjasin protestat e tyre.