Jonida Vokshi nënë për herë të parë, moderatorja jep detaje për emrin e foshnjes

Mediale Vip

Jonida Vokshi nënë për herë të parë, moderatorja jep detaje për emrin e foshnjes

Më: 5 prill 2020 Në ora: 09:47
Jonida Vokshi

Moderatorja dhe aktorja Jonida Vokshi është në pritje të një fëmije. Ajo dhe bashkëshorti Besnik do të bëhen prindër të një vajze.

Jonida është treguar e hapur për detajet e shtatzënisë, por nuk ka zgjedhur të zbulojë para se të vijë në jetë emrin e fëmijës që do ta bëjë nënë për herë të parë.

Megjithatë, në një intervistë për ‘Prive’ konfirmoi se do të jetë i shkurtër, me 3 shkronja dhe që të shqiptohet pothuajse në të gjitha gjuhët e botës.

Pandemia e koronavirusit e ka ndihmuar që të mendojë për projektet e ardhshme. Për këtë arsye, do e ketë më të lehtë të kthehet në detyrë kur të marrë fund e gjithë kjo.

Jonida zbuloi se emisionin vazhdon ta transmetojë nga shtëpia nëpërmjet teknologjisë së avancuar, ndërkohë që televizionit do ti kthehet sapo të sjellë në jetë vajzën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat