Vjen “Moj Shkodrane” nga Prek Vukaj, një projekt i bukur i artistit tropojan

Mediale Vip

Vjen “Moj Shkodrane” nga Prek Vukaj, një projekt i bukur i artistit tropojan

Nga: Maksim Gjokaj Më: 5 prill 2020 Në ora: 20:39
Prek Vukaj

"Ju përshëndes me këngën time më të re 'Moj Shkodrane'. Dhe pse në kohë të vështira ka bukurinë e vet. Zoti na ndimoftë në këto ditë të vështira...".

Ky është statusi i artistit Prek Vukaj teksa na prezanton me këngën e tij më të re me titull "Moj Shkodrane", një projekt i bukur ky që ia vlen ta dëgjoni me orkestrim nga Burim Krasniqi e teskt nga Lulash Ara.

Artisti i cili me origjinë është nga Tropoja por jeton tash e 18 vjet me familjen në Suedi ka deri më sot 2 albume me 20 këngë ndërsa ka gati të realizuara edhe 5 albume me mjeshtrin Burim Krasniqi që pritet të publikohen më vonë, ndërsa ai bashkëpunon që në fillim me Besnik Palnikaj ku ky i realizon edhe videoklipet. Artisti ka 30 vite në muzikën shqiptare dhe është mjaft i kërkuar kudo. /BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat