Jennifer Garner del nga vetizolimi, shëtit me djalin e saj në Los Angeles

Mediale Vip

Jennifer Garner del nga vetizolimi, shëtit me djalin e saj në Los Angeles

Më: 5 prill 2020 Në ora: 22:39
Jennifer Garner

Izolimi i njerëzve për shkak të pandemisë coronavirus ka filluar t’i mërzisë, duke rrezikuar kështu daljen jashtë shtëpive të tyre.

Edhe aktorja e njohur Jennifer Garner ditën e djeshme (e shtunë) është parë duke u shëtitur me djalin e saj tetëvjeçar, Samuel.

45-vjeçarja kishte dalë pranë shtëpisë në Los Angeles së bashku me qenin e saj, teksa shihet duke përdorur telefonin për të shkrepur ndonjë fotografi.

Garner kishte vënë maskë një ditë më parë pasi amerikanët filluan të mbulojnë fytyrat e tyre pas rekomandimeve të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve.

Për këtë shëtitje, Jennifer ishte e veshur sportive me xhup blu dhe një kapelë që i përshtatej kësaj ngjyre, kurse djali i saj ishte veshur në po të njëjtën mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat