“Sa shumë do të doja ta përqafoja”, Bes Kallaku me mesazh prekës për gjyshen

Mediale Vip

“Sa shumë do të doja ta përqafoja”, Bes Kallaku me mesazh prekës për gjyshen

Më: 5 prill 2020 Në ora: 23:12
Bes Kallaku me gjyshen

Në Shqipëri janë vënë masa të rrepta, të cilat parandalojnë lëvizjen e qytetarëve në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Një gjë të tillë e ka përjetuar edhe Bes Kallaku, i cili tash e një kohë po qëndron i izoluar me familjen në shtëpi. Ndërkaq, ai njihet për humorin dhe lidhjen e ngushtë që ka me gjyshen e tij dhe izolimi tani e ka bërë edhe më të vështirë që të kalojë kohë me të.

Aktori përmes rrjetit social Instagram ka postuar një fotografi prekëse, ku shihet se ai ka shkuar për ta vizituar gjyshen e tij, Ijen, po që nuk ka mundur ta përqafojë atë

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Tek 313-ta tu taku Ijen. ?. Pertej humorit, personalisht kam kuptuar se sa shum doja ta perqafoja. Sa mbushur me dashuri ishin syt e saj, sa doja t’ia puthja duart. -500 pike ke fitu sot o t’keqen nona qe erdhe me m’pa. Keshtu me tha. 500 kg peshe i kisha ne kurriz, nuk ia dime vleren njeri tjetrit, nuk ia dime vleren perqafimit, nuk ia dime vleren prinderve e gjysherve. A e keni vene re me sa pak kenaqen??? Kenaqen vetem po ti shikosh!!! Aq mjafton per ta, hajde na shif naj here, kaq do gjyshja, prindi! Ra ky virus per te na thene: Ditet qe i kishim mundesite per ti pare apo perqafuar, i shfrytezonim mbase edhe per gjera krejt pa vlere. E tani qe per arsye sigurie te tyre duhet ti rrish larg. Sa flasin syte e saj gjysem te perlotura!!! Mbase prej njeriut ose mbase prej Zotit, sot me shume kuptojme qe familja dhe vetem familja duhet te kete ne qender te saj dashurine, besimin dhe Zotin. Sa te pakenaqur jemi edhe sa kerkojme nga jeta??? Sa te paplotesuar jemi edhe kur kemi shume. Edhe sa te pangopur jemi edhe kur mund te kemi shumeçka! Sa te pakenaqur jemi edhe sa me teper duam qe te kemi! A e keni vene re me sa pak kenaqen prinderit apo gjysherit tane??? Vetem mjafton t’i shikosh ti. Mendojme se ata do jene gjithmone aty duke na pritur. Por ne fakt jo per gjithmone. Ne e harrojme perkoheshmerine e njeriut! Zoti ju bekofte. Zoti ju rujt. Kam dashur dhe dua vertet qe te ve ne dukje dashurine per gjysherit e per te vjetrit! Ija ime, je Ija e shpirtit!

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat