Berisha rrëfen eksperiencën në konvikt: Ishte shenjë nga Perëndia sepse po kaloja një jetë të ç’rregullt

Mediale Vip

Berisha rrëfen eksperiencën në konvikt: Ishte shenjë nga Perëndia sepse po kaloja një jetë të ç’rregullt

Më: 6 prill 2020 Në ora: 11:51
Robert Berisha

Këngëtari i njohur i skenës së showbizit kosovar, Robert Berisha, flet për eksperiencën të cilën e ka kaluar në Qendrën e Studentëve për dy javë rresht.

Në emisionin “Ora shtatë”, Berisha thotë se koha në konvikt ishte eksperienc e mirë duke theksuar se kjo i kishte bërë mirë këngëtarit.

Duke filluar nga ushqimi Roberti tregon se ushqim më të rregullt nuk ka ngrënë asnjëherë.

“Mëngjes, drekë e darkë, ushqim ma të rregullt nuk kam ngrënë asnjëherë përveç në ato vende all incluzive”, thotë Berisha.

I pyetur se si ka kaluar kohën në konvikt, ai u përgjigj duke thënë se në fillim ishte pak vështirë por pastaj fillova të adaptohem.

“Isha nja dy javë jashtë vendit dhe njeri menxi nuk pret të kthehet tek familja vet, nuk ishin të organizuar për këtë sepse në start u vonuan mjekët 40 minuta, mirëpo kemi pas fat që ishim në konviktim numër 8 sepse ishte më i rregulluar se të tjerët”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

Ndërsa sa i përket se a ka shkruar Roberti këngë gjatë asaj kohe në karantinë, ai tha se tekste jo por ka shkruar barcoleta një ditë përpara e pastaj dhe ka hyrë live në rrjetin social, Instagram duke u dëfryer me publikun.

Ndërsa, Berisha shpalos momentet e para nga dajla e konviktit, i cili tha se teksa hyra në një market kam parë shumë persona me maska, por për një moment mu kujtua gjendja e krijuar.

Kurse pas kësaj këngëtari tregon se e ka ndër mend që një kohë të gjatë të qëndroj vetëm me vajzën e tij, i cili tha se është hera e parë që për kaq një kohë të gjatë nuk e ka parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat