U drogua dhe përdhunua për 4 javë rresht nga burri misterioz, këngëtarja britanike rrëfen tmerrin

Mediale Vip

U drogua dhe përdhunua për 4 javë rresht nga burri misterioz, këngëtarja britanike rrëfen tmerrin

Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:58
Duffy

Këngëtarja britanike ka rrëfyer tmerrin e përjetuar.

Në një postim në faqen e saj personale, këngëtarja Uellsiane tha se po i bënte publike detajet në mënyrë që të çlirohej nga barra emocionale dhe të ndihmonte të tjerët që “kanë kaluar në ketë rrugë”, shkruan CNN.

“Përdhunimi është si vrasje e gjallë, ju jeni e gjallë, por ndiheni e vdekur. Gjithçka që mund të them është se u desh një kohë jashtëzakonisht shumë e gjatë, ndonjëherë më dukej sikur s’do mbaronte, për të mbledhura copëzat e copëtuara tek unë.”-  ka shkruar ajo.

Këngëtarja ndër të tjera ka përmendur se nuk shkoi në polici për këtë ngjarje, pasi nuk ishte e sigurt.

“Nuk u ndjeva e sigurt për të shkuar në polici. Ndjeja se nëse ndonjë gjë do shkonte keq do isha e vdekur. Ai do më kishte vrarë. Nuk mund të rrezikoja që të gjitha lajmet të flisnin për atë që më ndodhi mua,” ka shtuar Duffy.

Autorja e këngës “Mercy”, e cila zbuloi për herë të parë traumën e saj në një postim në Instagram në muajin shkurt, kishte këshilluar ndjekësit të mos lexojnë postimin nëse nuk janë në gjendje të përballojnë traumat e të tjerëve.

“Ishte ditëlindja ime, u drogova në një restorant, u drogova për katër javë dhe më pas u dërgova në një shtet të huaj. Nuk mbaj mend të kem hipur në aeroplan por isha futur në pjesën e pasme të një automjeti. Më futi në një dhomë hoteli dhe më përdhunoi. Nuk e di se si kisha forcë t’i duroja ato ditë, ndjeva praninë e diçkaje që më ndihmoi të qëndroja gjallë,”–ka shkruar më tej këngëtarja, duke dhënë detajet rrëqethëse rreth abuzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat