Arbenita Ismajli pranon se ka kryer dy herë ndërhyrje në gjoks për ta reduktuar atë

Mediale Vip

Arbenita Ismajli pranon se ka kryer dy herë ndërhyrje në gjoks për ta reduktuar atë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:20
Arbenita Ismajli

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetin social Instagram.

Shpesh, ajo publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo edhe reklamimin e brendeve me të cilat punon si blogere.

Së fundmi, ajo ua ka dhënë së fundmi mundësinë ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram, që t’i parashtrojnë nga një pyetje, të cilave ajo do t’u përgjigjej.

Në njërën nga to, Ismajli ka shuar kureshtjen e atyre fansave të cilët duan të dinë nëse ka kryer ndërhyrje plastike në të kaluarën.

Kështu ajo pranoi se ka kryer më parë ndërhyrje në gjoks për të bërë reduktimin e tij, teksa fytyra është krejtësisht e pastër, pa ndërhyrje.

“Fytyra është e gjitha e imja. Duhet të pranoj se kam bërë reduktim të gjoksit. Dy herë pasi e para ishte jo e suksesshme. Nuk më pëlqen të gënjej kështu që ja ku e keni”, ka qenë përgjigja e Arbenitës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat